Kurti në Podujevë për ngërçin: Çështjet e bllokimit janë në Prishtinë, këtu jemi për ndërtim

E publikuar: 20/05/2025 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, s’është përgjigjur në pyetjet rreth bllokadës në Kuvend në një ngjarje në Podujevë ku ai shkoi për të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të banimit të përballueshëm dhe social.

Kurti tha se “çështjet e bllokimit janë në Prishtinë”.

Kurti injoroi plotësisht pyetjet e gazetarëve, ndërsa foli për banimin social.

“Ato çështje të tjera të bllokimit janë në Prishtinë ne jemi për ndërtim këtu”, tha Kurti.

Kujtojmë se për të 18-tën herë, dje në Kuvendin e Kosovë ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Hapat për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit kanë nisur më 15 prill, mbi një muaj më parë. Bllokada tashmë ka hyrë në muajin e dytë. Një tentim tjetër tjetër për konstituim do të bëhet nesër.