Kurti në linjë me ZRRE’në për tarifat-konsumi është i lartë, dikush duhet ta paguajë rrymën e importuar

E publikuar: 19/01/2022 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin kurti FB

Albin kurti FB

Kryeministri Kurti duke folur për propozimin e ZRRE për shtrenjëtimin e rrymës tha se vetëm dje konsumi ka qenë më shumë se 1.3 gigavat përkthyer në import, vetëm dje Kosova ka importuar rreth 2.3 milionë euro rrymë dhe këtë dikush duhet ta paguajë. Ai ka thënë poashtu se ngritja e tarifave dhe ngritja e subvencioneve ngelen mënyrat përpara ashtu siç ka propozuar ZRRE-ja por që për këtë do t’i dërgojnë edhe komentet e tyre si qeveri raporton Gazeta Express.

“Ngritja e tarifave dhe ngritja e subvencioneve ngelen e vetja mënyrë përpara që të përballemi me këtë krizë. Në ditën e djeshme në ora 23:00 ka qenë konsumi maksimal prej 1318 megavat, konsumi minimal ka qenë në ora 5 të mëngjesit 830 megavat ndërkaq i gjithë prodhimi ynë është 727 megavat.Pra këtë diferencë dikush duhet ta paguajë, nuk mund të konsumojmë 1318 e të prodhojmë 727 osë duhet të bëjmë shkyqje ose duhet të kalojmë tek rritja e tarifave. Është dallim shumë i madh prej konsumit dhe prodhimit. Dje në bursë çmimi për megavat kanë qenë: çmimi bazik ka qenë 237.5 euro për megavat orë ndërkaq çmimi maksimal 265.12 euro për megavat orë. Në ditën e djeshme kemi blerë 2.3 milionë euro energji elektrike ose dic më shumë se 9 gigavat orë të importuar dikush duhet ta paguajë këtë”, tha Kurti.

Kurti tha se do t’i dërgojnë komentet e tyre si qeveri sa i përket propozimit për shtrenjtëtim të tarifave të rrymës.

“Së dyti, ne përmes fuqizimit dhe pavarësimit të rregullatorit, duam ta ndajmë pushtetin nga shteti. Nëse Qeveria quhet shtet, atëherë ZRRe-ja është shtet. Pra, ky është raporti mes pushtetit dhe shtetit. E tash, këtë ne e kemi bërë menjëherë duke mos lejuar anëtarë të Vetëvendosjes të bëhen pjesë e ZRRE-së. E tash nuk ka logjikë të kërkohet edhe që të mos përzihei në emërimet e ZRRE-së, e në të njëjtën kohë që edhe unë të marrë vendime për ta. Por ajo çfarë duhet të bëjmë ne, do t’i japim komentet tona”, tha ai.

Ai tha se është i interesuar që për këtë çështje t’i dëgjojë opozitën nesër në Kuvend.

“Unë shpresoj që këtë t’i diskutojmë me opozitën në Kuvend dhe jam i interesuar për bashkëpunim por le të ja lëmë këtë gjë diskutimit nesër në seancë”, tha Kurti.

Ai tha se reduktimet u panë se sa të dëmshme janë nëse aplikohen si pasojë e krizës.

“Energjia e importuar me çmim shumë të lartë është konsumuar dhe dikush duhet ta paguajë dhe janë tri mënyra se si mund të bëhet financimi është rritja e tarifave, rritja e subvencionit apo reduktimet e ashpra të energjisë. Ne e pamë se sa të dëmshme janë reduktimet e energjisë për amvisëritë dhe bizneset”, tha ai.