![](https://infosot.com/wp-content/uploads/2024/05/kurti3-compressed-e1715805896213-640x400.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga darka e shtruar nga kryeministri malazes, Milojko Spajic, në Kotorr të Malit të Zi, ku edhe po mbahet Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE’së.
Kurti ka publikuar katër fotografi, në dy prej të cilave shihet duke shtrënguar duart me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Jim O’Brien dhe kryeministrin e Malit të Zi, ndërsa kryeministri i Shqipërisë shihet “pak” në njërën prej fotografive.
Ai ka thënë se gjatë këtij samiti do të diskutojë për përparimin në agjendën e platformës së Planit të Rritjes së BE’së dhe çështjet rajonale.
“Ne do të diskutojmë përparimin tonë në Agjendën e Reformës së Planit të Rritjes së BE-së dhe çështjet rajonale, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve që kemi arritur në Procesin e Berlinit”, ka shkruar Kurti në “X”.
Shkuarjen e Kurtit në Kotorr e ka konfirmuar ZKM përmes një komunikate, ku thuhet se sonte kryeministri do të marrë pjesë në darkën e liderëve të shtruar nga kryeministri malazez, Milojko Spajic.
Në fotografi shihet se në dakrë kanë qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Jim O’Brien.
I am in Kotor 🇲🇪 for the 3rd meeting this year of the WB6 on the EU Growth Plan alongside 🇪🇺 & 🇺🇸.
We will discuss our progress on the EU Growth Plan Reform Agenda & regional issues, including the state of implementation of the agreements we have reached in the Berlin Process. pic.twitter.com/X3LMKqBSA8
— Albin Kurti (@albinkurti) May 15, 2024