Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar veteranët në ditën e tyre, duke thënë se me veprën e tyre ata i thënë se me veprën dhe luftën e tyre, bënë historinë e çlirimit të Kosovës.
“Veteranët e luftës çlirimtare, janë shokët bashkudhëtarë dhe luftëtarët dëshmitarë të dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. Ju lumtë pushka luftëtarë, ju zgjatë jeta veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Me veprën dhe luftën tuaj, ju e keni bërë historinë e çlirimit të Kosovës, rrugë kjo në të cilën udhëtojnë të gjithë ata që angazhohen për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe faktorizimin e kombit tonë”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.
Postimi i plotë:

















