Kurti në CNN: Ndërkombëtarët njohën rezultatin e zgjedhjeve, nuk e dorëzoj republikën demokratike para një milicie fashiste

E publikuar: 30/05/2023 20:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti_

Albin Kurti_

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në mediumin prestigjioz amerikan CNN për tensionet e ngritura në veri. Ai ka thënë se nuk mund ta dorëzojë republikën demokratike para milicisë fashiste.

Kurti, i pyetur për reagimet e ndërkombëtarëve dhe ndëshkimet nga SHBA, që lidhen edhe me përjashtimin e Kosovës nga Defender Europe 2023, ka thënë se fillimisht ndërkombëtarët kanë njohur rezultatin e zgjedhjeve.

Ai ka thënë se meqenëse e kanë njohur këtë rezultat, atëherë kryetarët janë ata që duhet të hyjnë në objektet e komunës.

“Të gjitha trupat ndërkombëtare e njohën rezultatin e zgjedhjeve. Posa të njohësh këtë rezultat, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në objektet e komunave. Kush tjetër duhet të shkojë në këto objekte, nëse jo kryetarët?”, ka pyetur Kurti.

“Nuk do ta dorëzoj republikën demokratike para një milicie fashiste”, ka vazhduar ai.

Ai ka thënë se bandat e dhunshme që sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët, dirigjohen nga Serbia.

“Ne kemi shumë video dhe foto që shfaqin milicinë serbe duke qenë pjesë e bandave të dhunshme. Disa nga ta vijnë nga Kosova, por disa edhe nga Serbia. Serbia fqinje është autokraci pro-ruse”, ka thënë ai.

“Ata kanë urdhëruar këtë të ashtuquajtur xhandarmëri, për të shkaktuar trazira në Kosovë”, ka vazhduar Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka theksuar se Kosova nuk mund ta privilegjojë një komunitet të vetëm.

“Kemi një komunitet serb në Kosovë, që është 5% e popullsisë. Ne duam të jetojmë në një shoqëri multikulturore, por s’duam të kemi një minoritet të privilegjuar, sepse Beogradi do kompenzim për bombardimin nga NATO-ja në kohën e Millshoeviqit”, ka dekalruar Kurti.