Kurti: Në 6 muajt e parë të Qeverisjes tonë, të hyrat u rritën për 33%

E publikuar: 14/08/2021 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri  Albin Kurti e ka vlerësuar lartë Qeverinë që ai po e drejton.

Përmes një grafike të publikuar në llogarinë e tij në facebook, Kryeminitri Kurti thotë  se ka pasur rritje të të hyrave prej 33%.

 “Qarkullimi i bizneseve në 6 muajt e parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 30 për qind, ndërsa vetëm në tremujorin e dytë rritja është edhe më impresive dhe kap shifrën prej 46 për qind. Kjo rritje e aktivitetit ekonomik ka rezultuar edhe në performancë më të mirë në të hyra, ku 34 për qind ka më shumë të hyra nga tatimi në të ardhura të korporatave, 37 për qind më shumë TVSH e mbledhur dhe 95 për qind më shumë të hyra të mbledhura nga tatimi në pronë.
Para zgjedhjeve kemi thënë se do ta çlirojmë potencialin e biznesit duke e nivelizuar fushën e lojës dhe duke ia hequr pushtetin zhvatës nga qafa. Këtë e bëmë dhe kjo tani po jep edhe rezultat”, thuhet në postin e Kurtit.