Kurti ndau paratë për RTK-në, reagojnë nga LDK: Mashtrues, manipulues, uzurpues!

E publikuar: 27/11/2025 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pasi qeveria në detyrë vendosi të ‘dorëzohet’ dhe të ndajë mjete nga kursimet për pagat e punëtorëve të RTK-së.

Ai e quajti Albin Kurtin mashtrues dhe manipulues, duke e lidhur këtë vendim me zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Dmth paska pas mundësi të kryhen pagat e RTK-së pa krizë, pa vonesa! Por tash janë zgjedhjet, apo jo?

Është dashtë me tentu’ me i lënë fajin tjerëve, apo jo?

Mashtrues, manipulues, uzurpues.

28 dhjetori është dita!” – ka shkruar Mustafa.