Kurti: Ndarja e copëzimi nuk duhet të fitoj mbi unitetin në Bosnjë e Hercegovinë

E publikuar: 20/02/2022 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi në Mynih, përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinën, Christian Schmidt.

Kurti theksoi mbështetjen për unitetin e Bosnjë e Hercegovinës si element i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajon.

“Ndarja dhe copëzimi nuk duhet të fitojnë mbi unitetin, diversitetin, solidaritetin dhe demokracinë gjithëpërfshirëse”, tha Kurti.

Gjatë këtij takimi u bisedua për domosdoshmërinë e vëmendjes së plotë të të gjithëve për Bosnjë e Hercegovinën, dhe mbështetjes së parezervë të liderëve të Bashkimit Evropian, si edhe nevojën për rritje të bashkëpunimit rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.