Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, për nderë të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, raporton Ekonomia Online.Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e kryeministri Albin Kurti, uruan mësimdhënësit e pranishëm në këtë seancë.Kurti tha se mësuesi nuk është ai që na sjellë dijen abstrakte por virtytin e lirisë. Tha se nevojitet epopeja e arsimit.
Shefi i Qeverisë ka thënë se Kosovës i nevojitet një Epope që e shpall arsimin, ashtu sikurse Epopeja e UÇK-së e cila u kujtua nga 5 marsi dhe vazhdon të kujtohet edhe sot.Në seancën solemne për Ditën e Mësuesit, Kurti tha se Epopeja e Arsimit do ta ngjallte inteligjencën dhe do ta vendoste vullnetin në racionalitet.
“Të gjitha shtetet e kanë një datë dhe si çdo kombi edhe neve na duhet një Epope e Arsimit. Si Epopeja e lavdishme për liri e çlirim na lypset një epope që na ngjall inteligjencën. Ne nuk jemi popull i madh por një komb i pushtuar në të shumtën e kohës. Ne kemi Epopenë e universitetit të UCK-së. Po e shohim popullin serb që nuk ka mësuar përmes katastrofës ballkanike. Mësuesit tanë ishin bacat në oda. Profesionalizmi është bashkimi i inteligjencës”.
“Na nevojitet epope e arsimit. Na duhet arsimi i kualifikuar. Çdo sukses në ekonomi e politikë nëse nuk shoqërohet me arsim të lartë është sukses i përkohshëm. Mësuese dhe mësues na kanë siguruar të bëhemi njerëz moral. Hapi tjetër është edhe edukimi i lidhur me tregun e punës.
Një shtet ka nevojë për inteligjencë të shpërndarë. Andaj kujtojmë mësonjëtoren e Korçës, Pandeli Sotiri dhe vëllezërit Frashëri”, tha Kurti.


















