Kryeministri Albin Kurti përmes një video-mesazhi i është drejtuar qytetarëve të vendit përkitazi me mbrojtjen kundër koronavirusit.
Ai ka kërkuar nga qytetarët të ruajnë pastërtinë në maksimum dhe të rrinë nëpër shtëpitë e tyre, teksa ka falënderuar të gjithë mjekët që po bëjnë çmos për shëndetin e të prekurve me koronavirus.
Ndërkohë, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 15 raste me koronavirus, dy rastet e fundit janë një çift të cilët sot kanë ardhur nga Londra. Ata janë identifikuar në Aeroportin e Prishtinës.