Kurti me koronavirus, Daut Haradinaj i uron shërim të shpejtë

E publikuar: 28/10/2020 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i ka uruar shërim të shpejtë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti.

“Shërim të shpejtë Albin”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se kreu i LVV-së, Albin Kurti pas disa simptomave, ka bërë testin për Covid-19 dhe ka rezultuar pozitiv.

Këtë e ka bërë të ditur vet Kurti përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se në dy javët në vijim do të qëndrojë në vetizolim.