Kurti me delegacion në Strasburg, kjo është agjenda e takimeve

E publikuar: 15/03/2023 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Parlamentin Evropian që gjendët në Strasburg të Francës, sot dhe nesër do të mbahen takime mes palëve kosovare dhe atyre evropiane, në kuadër të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociimi.

Takimi i sotëm pritet të fillojë në ora 15:00, ku së pari do të miratohet draft-agjenda e takimit, e pastaj edhe procesverbali i takimeve të kaluara, që u mbajtën me 3 dhe 4 nëntor të vitit që lamë pas.

Fjalët hyrëse të takimit të sotëm i kanë Romeo Franz dhe Mimoza Kusari-Lila, të cilët do të jenë kryesues të këtij Komisioni Parlamentar.

Në takimin e sotëm do të marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, Vassilis Maragos, shef i Njësisë për Bosnjë dhe Hercëegovinë në Kosovë dhe Komision Evropian, Clive Rumbold, Këshilltar i Lartë për Ballkanin Perëndimor, si dhe Viola Von Cramon, Raportuese e Përhershme e Parlamentit Evropian për Kosovë.

Indeksonline raporton se në këtë takim do të diskutohet për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe progresin që ka bërë shteti deri më tani në këtë rrugë.

Pritet të bisedohet për dialogun Prishtinë-Beograd, si dhe për të drejtat themelore, pozitat e minoriteteve dhe të grave.

Takimin e sotëm mund ta ndiqni duke klikuar në këtë LINK.

Ndërkohë, nesër me fillim nga ora 08:30, do të mbahet sesioni i dytë i takimit të 10-të në kuadër të këtij Komisioni.

Mes të tjerash do të flitet për sigurinë dhe sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe shoqërinë civile, ekonominë dhe mirëqënien sociale, energjinë, bashkpëunimin rajonal, çështje të tjera si dhe data dhe vendi i takimit të radhës në kuadër të Komisionit.