Kurti me ceremoni shtetërore e merr detyrën si kryeministër nga Avdullah Hoti

E publikuar: 23/03/2021 10:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avdullah Hoti, sipas protokollit shtetëror, me ceremoni shtetërore ia ka dorëzuar detyrën kryeministrit të zgjedhur Albin Kurti.

Një veprim të tillë nuk e kishte bërë Albin Kurti kur Avdullah Hoti u bë kryeministër.

Kurti, qeveria e të cilit u rrëzua vetëm pas 51 ditësh në pushtet, kishte thënë se nuk mund ta pranonte atë që e kishte shkarkuar vetë.

Albin Kurti kishte shkarkuar Avdullah Hotin nga posti i zëvendëskryeministrit vetëm pak orë pasi ishte shkarkuar qeveria e tij më 25 mars pas mocionit të mosbesimit të iniciuar nga partia e Isa Mustafës me të cilën Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës.