Lajmet

Kurti: MD dhe MPB kanë edhe 54 orë për raportin për rastin e Arlinda Zekajt, do të ketë masa

27.10.2026 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti: MD dhe MPB kanë edhe 54 orë për raportin për rastin e Arlinda Zekajt, do të ketë masa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë kanë edhe 54 orë për të dorëzuar raportin për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, për të sqaruar dështimet e mundshme në secilën hallkë të zinxhirit institucional. Ai paralajmëroi se do të ketë masa në përputhje me ligjin dhe rregulloret, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se raporti duhet ta ndriçojë rastin deri në fund, por edhe të trajtojë rastet e ngjashme, duke theksuar se gratë që janë viktima të dhunës vazhdojnë të përballen me rrezikun nga personat që i kërcënojnë.

“54 orë nga ky moment i kanë Ministria e Punëve të Brendshme edhe Ministria e Drejtësisë, dhe kjo është rezultat që në seancën e mbrëmshme kur u votua me 67 vota rezoluta, unë thashë që ata i kanë 72 orë. Natyrisht që do të ketë edhe masa në përputhje me ligjin e me rregulloret. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, e dimë, por tash shpejtësia është kryesore. Thjesht, Arlinda Zekaj është dëshmore e betejës për drejtësi në Republikën e Kosovës, në kushtet kur neve si shtet e shoqëri duhet ta drejtojmë drejtësinë, dhe kjo mund të çojë shumë kolaj, e fort shpejt, hetim e hetuesve, aktakuzë prokurorëve dhe gjykime gjykatave”, tha Kurti.

Ai theksoi se reforma në sistemin e drejtësisë nuk është vetëm e rëndësishme, por tashmë urgjente, duke përmendur kritikat e vazhdueshme të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës për këtë sistem.

“Natyrisht që jemi në fazat kur reforma e sistemit të drejtësisë nuk është vetëm e rëndësishme, po është urgjente. Raportet për vendin të Bashkimit Evropian, më së shumti na kanë kritikuar për çështjen e sistemit të drejtësisë, nga viti në vit. Raporti i vendit i Bashkimit Evropian që do të vijë në javën e ardhshme i radhës, në 38 fusha në vitin e kaluar ka konstatuar që kemi pasur ndonjë lloj progresi në 35. Vetëm në tre s’kemi pasur progres, por në asnjëherë s’kemi pasur regres. Veç se edhe një herë po e theksoj, kritikat më të mëdha nga Bashkimi Evropian ne i kemi marrë jo vjet, jo parvjet, po që më shumë se 10 vjet për çështjen e sistemit të drejtësisë”, tha ai.

Kurti kërkoi hetimin e hetuesve, ngritjen e aktakuzave ndaj prokurorëve kur ka bazë dhe gjykimin e rasteve nga gjykatat, duke thënë se sistemi i drejtësisë duhet të reformohet me urgjencë.

“Drejtësi nuk e kemi të drejtë. Për të mos thënë drejtësinë e kemi të shtrembër. Kemi nevojë ta drejtojmë drejtësinë. Kjo do të thotë edhe hetim e hetuesve, edhe aktakuzë prokurorëve, edhe gjykime gjykatave. Dhe këtë, nëse e kemi konsideruar deri më tani të rëndësishme, tash duhet ta konsiderojmë urgjente”, tha Kurti.

Kryeministri, në fillim të fjalës së tij, shprehu ngushëllime për familjen Zekaj, duke thënë se vrasja e Arlindës ka shkaktuar tronditje të madhe në shoqëri.

“Së pari mblidhemi që edhe një herë t’i shprehim ngushëllime familjes Zekaj për vdekjen e anëtarës së kësaj familje, vrasja e së cilës ka shkaktuar tronditje të jashtëzakonshme jo vetëm tek familja e farefisit, tek miqtë dhe të njohurit e saj, por të gjithë qytetarët e vendit tonë dhe të cilët bashkëndjejnë dhe solidarizohen me kërkesën për drejtësi”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Arrestohet Albert Sylaj

Arrestohet Albert Sylaj

Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi

Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi

Hoxhaj për vendimin e PDK-së: Gabim fatal të kërkohej tërheqja e Ligjit për Specialen

Hoxhaj për vendimin e PDK-së: Gabim fatal të kërkohej tërheqja e Ligjit për Specialen

AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së Arlindës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së Arlindës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

Koci: Gërvalla dhe Sveçla do të duhej të jepnin dorëheqje, na popullata kemi faj

Koci: Gërvalla dhe Sveçla do të duhej të jepnin dorëheqje, na popullata kemi faj

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për energjinë e importuar që nga viti 2021

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Kurti i pret në zyrë përfaqësuesit e “Koalicionit Shqiptar” që fituan dy mandate në Parlamentin e Serbisë: Bashkimi duhet të vazhdojë

Kurti i pret në zyrë përfaqësuesit e “Koalicionit Shqiptar” që fituan dy mandate në Parlamentin e Serbisë: Bashkimi duhet të vazhdojë

Haxhiu dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut diskutojnë për rrugën euroatlantike të dy vendeve

Haxhiu dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut diskutojnë për rrugën euroatlantike të dy vendeve

Sillen në gjykatë Shabani dhe Qerimi, vazhdon gjykimi ndaj tyre

Sillen në gjykatë Shabani dhe Qerimi, vazhdon gjykimi ndaj tyre

Haxhiu takon homologun nga Maqedonia e Veriut, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar

Haxhiu takon homologun nga Maqedonia e Veriut, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar

Shiroka-Pula takon ministrin e Malit të Zi, Marash Dukaj – në fokus bashkëpunimi mes dyja vendeve

Shiroka-Pula takon ministrin e Malit të Zi, Marash Dukaj – në fokus bashkëpunimi mes dyja vendeve

Kurti: MD dhe MPB kanë edhe 54 orë për raportin për rastin e Arlinda Zekajt, do të ketë masa

Kurti: MD dhe MPB kanë edhe 54 orë për raportin për rastin e Arlinda Zekajt, do të ketë masa

Nagavci inicion Komision Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

Nagavci inicion Komision Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

Fondacioni Jahjaga dhuron rreth 80 mijë euro për Klinikën e Onkologjisë

Fondacioni Jahjaga dhuron rreth 80 mijë euro për Klinikën e Onkologjisë

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare