Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është paraqitur sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku dhe foli për dakordimin e djeshëm në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe, për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë mes të dyja shteteve.
Megjithatë Kurti, ndërsa komentoi kritikat që pranuan si subjekt, lidhur me këtë veprim, deklaroi se situata në vend është më e keqe sesa marrëveshja e vitit 2013, për të cilën dhe po thotë se e nënshkruan këtë udhërrëfyes si trashëgimi, përcjell klankosova.tv.
”Kemi trashëguar shumë gjëra, që nuk kemi dashur. Po e bëjmë më të mirën me atë çfarë dijmë dhe mundemi me atë që kemi trashëguar”.
”Njësoj siç kam thënë se marrëveshja e vitit 2013, them edhe sot”.
”Ka një mori gjërash që nuk i bëjë me vullnet e dëshirë, gjendja në terren është shumë më e keqe shumë më e keqe se ato marrëveshje të vitit 2013 dhe e marrëveshjeve të tjera”.
”Dhe ne kemi vendosur afate kohore të tilla relativisht të shkurtra për shkak se ditët i kanë si njësi. Krejt në fund, natyrisht do të mund të ketë sfida edhe të tjera përpara. Askush nuk thotë se gjithçka ka përfunduar me tekstin e djeshëm të udhërrëfyesit. Por me BE-në dhe në bashkëpunim me ekspertët tanë, mund ta bëjmë furnizimin e qëndrueshëm, por edhe faturimin e inkasimin e rrymës, në mënyrë që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të jenë të barabartë”.