Kurti largohet nga zyra e tij, ja si reagon kur pyetet nëse do e takojë Ramën në Prishtinë

E publikuar: 06/07/2023 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është takuar ditën e sotme me homologun e tij shqiptar Edi Rama, i cili ka qenë në një vizitë zyrtare në Prishtinë sot.

Teksa dilte nga ambientet e zyrës së tij Kurti është pyetur nga mediat nëse ka në plan të takohet me Ramën, pyetje së cilës kreu i qeverisë së Kosovës ka refuzuar t’i përgjigjet.

Kurti ka përshëndetur gazetarët dhe ka hyrë në automjetin e tij dhe është larguar.