Kreu i Ekzekutivit, Albin Kurti, insiston që largimi i kryetarëve të komunave veriore nga postet e tyre duhet të ndodhë vetëm përmes zgjedhjeve të reja lokale, duke besuar se kandidatët e rinj do të fitojnë nëse pjesëmarrja është e lartë.
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe në sfond flamuri i Kosovës në Komunën e Zveçanit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se, kur kërkohet largimi i kryetarëve të komunave veriore nga zyrat e tyre, duhet të kryhen zgjedhje të reja.
Pra, Kurti është shprehur bindshëm kundër largimit të tyre pa pjesëmarrje të re në zgjedhje.
Ai ka shprehur bindjen se nëse pjesëmarrja është e lartë në zgjedhjet e reja lokale, fituesit do të jenë kryetarë të rinj, jo ata aktualë.
“Kur kërkohet largimi i kryetarëve të komunave veriore nga zyrat e tyre, kjo bëhet pikërisht me zgjedhje të reja, ne nuk jemi kundër largimit të tyre, por jemi kundër largimit pa zgjedhje të reja. Pas zgjedhjeve të reja lokale me siguri që do të fitojnë kryetarë të re, nëse pjesëmarrja është e lartë, nuk ka kurrfarë dyshimi që nuk do të jenë këta kryetar por disa të tjerë”, ka deklaruar ai.
Ai gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës të enjten, ka thënë se është dhe ishte i gatshëm për të pranuar Listën Serbe në zgjedhjet lokale të katër komunave në veri të Kosovës.
Kryeministri Kurti kishte besuar se rezultati i zgjedhjeve do të ishte i tillë që do të kishte dy kryetarë shqiptarë dhe dy serbë në komunat e veriut.
“Unë kam qenë i gatshëm pavarësisht se çfarë kanë bërë kundër Kosovës dhe Qeverisë që t’i pranojmë të garojnë në zgjedhjet lokale në katër komunat në veri, Listën Serbe, ajo refuzoi, pas bojkotit të saj dhe thirrjeve të saj për bojkot sinqerisht kam besuar se me datë 23 prill në mbrëmje fituesit do të jenë kësisoj, dy kryetarë shqiptarë, dhe dy serbë. Gjithçka ka treguar që kështu do të jetë rezultati, dy ditë para zgjedhjeve Aleksnadër Jabllanoviqi del nga fushata, edhe bëhet e pamundur që të fitoj edhe Pantoviqi”, është shprehur Kurti në seancën e Kuvendit mbrëmjen e së enjtes, raporton Dukagjini.
“Pra pa fajin tonë jemi në këtë gjendje dhe tash kur ai doli nga fushata e gjithë trysnia mbi Lulëzim Hetemin. Ai dhe kryetarët e tjerë po përpiqen që të kenë edhe nënkryetar e drejtor nga komuniteti konkretisht, nënkryetare në Leposaviq është e komunitetit serbë, po ashtu edhe në Zvecan e në veri të Mitrovicës”, ka deklaruar tutje ai.