Kurti krahason ftesën e ambasadës me telegramet historike të Ismail Qemalit, thekson bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri

E publikuar: 24/11/2025 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në ceremoninë e përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti e cilësoi ftesën e Ambasadorit të Shqipërisë si një moment me ngjashmëri me telegramet e Ismail Qemalit.

“Ftesa që më bëri ambasada e Shqipërisë më ngjau me telegramet që dërgonte Ismail Qemali për shpalljen e pavarësisë. Bashkëpunimi i Kosovës dhe Shqipërisë nuk matet veç me statistika por edhe nga përmirësimi i jetës së qytetarëve”, tha Kurti.