Kurti krahasoi protestën e bizneseve me bllokadat në veri, Krasniqi: Kjo është e turpshme e papranueshme

E publikuar: 29/05/2025 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, pasi që ky i fundit krahasoi bllokadat e bëra sot në Prishtinë nga bizneset me bllokadat e bëra në veri nga serbët, shkruan Gazeta Express.

Krasniqi ka thënë se krahasimi i Kurtit është i papranueshëm dhe i turpshëm.

‘‘Është e turpshme që kryeministri në detyrë i krahason punëtorë e Kosovës, bizneset e Kosovës, me grupet dhe bandat kriminale në veriun e vendit, të cilat në të kaluarën në shumë raste kanë bërë barrikada dhe i kanë bllokuar rrugët atje. Kjo është e turpshme, është e papranueshme, dhe nuk do të duhej të ndodhte asnjëherë’’, ka deklaruar ai.