Albin Kurti
Instituti V-Dem me bazë në Suedi ka publikuar një raport për progresin demokratik të shteteve. Në këtë raport, Kosova bashkë me Republikën Dominikane janë vlerësuar si vende në demokratizim.
Lidhur me këtë raport ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai në një postim në platformën “X”, ka theksuar se Kosova në këtë aspekt është më lart se sa shtetet e tjera të Ballkanit Perendimor.
“Progresi ynë demokratik vazhdon të njihet ndërkombëtarisht! Raporti për vitin 2024 i vdeminstitue ka vendosur Kosovën në pozitë të përmirësuar dhe ka cilësuar si një prej të paktave demokraci që ka treguar përmirësim globalisht. Në pozitën e 62, Kosova është më lart sesa krejt shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurti.
Our democratic progress continues to be recognized internationally! The 2024 report by the Swedish-based @vdeminstitute has placed Kosova on an improved position and highlighted it as one of the few democracies showing improvement globally. At 62, 🇽🇰 ranks higher than all WB6. pic.twitter.com/mFdpVldbmV
— Albin Kurti (@albinkurti) April 1, 2024