Kurti: Kosova është protektorat

E publikuar: 14/10/2015 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në emisionin Opinion, duke komentuar veprimet e fundit të opozitës dhe mundësinë që nëse nuk arrihet një marrëveshje me pozitën Kosovës t’i kthehet një lloj protektorati ndërkombëtar ka thënë se kjo nuk do të ndryshonte nga gjendja e tanishme, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi protektorat. Zyrtarisht, me zyra, pa zyra”.

“Kosova nuk ka integritet, nuk ka ushtri, nuk ka pothuaj asnjë element të një shteti normal”.

“Qytetarët e Kosovës duhet të mobilizohen”.