Kurti: Kosova e ka Asociacionin e Komunave dhe boll po më del ky

E publikuar: 01/06/2022 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka folur rreth deklaratës së Viola Von Cramon e cila ka thënë se kanë një propozim për Asociacionin.Për këtë Kurti ka thënë se Kosova e ka Asociacionin e Komunave, e që i mjafton, derisa ka shtuar se nuk është në dijeni për ndonjë propozim të cilin e përmendi Viola Von Cramon.

“Kosova e ka Asociacionin e komunave dhe besoni se mua po më del boll ky Asociacion. Në anën tjetër unë nuk jam në dijeni për ndonjë farë plani për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kjo çështje është trajtuar dhe nuk kam çka ti shtoj diçka të re. Mund të ketë Asociacion mbi baza zhvillimore e jo mbi baza etnike”, ka thënë Kurti