Gjatë vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Odile Renaud-Basso, për të diskutuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit të projekteve infrastrukturore dhe ekonomike në Kosovë.
Gjatë takimit, Kryeministri Kurti inkurajoi BERZh-in të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat dhe për projektet strategjike në fushat e energjisë, ujërave dhe transportit publik.
Ai gjithashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e projekteve infrastrukturore dhe për arritjen e objektivave të bashkëpunimit të përbashkët.
Në përfundim të takimit, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij ndaj Presidentes Renaud-Basso për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Kosovës.
Komunikata e plotë:
Gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Odile Renaud-Basso, ku diskutuan për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe ekonomike në Kosovë.
Kryeministri Kurti inkurajoi BERZh-in të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat dhe projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, ujërave dhe transportit publik. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për të avancuar projektet infrastrukturore dhe për të përmbushur objektivat e bashkëpunimit të përbashkët.
Në përfundim, Kryeministri falënderoi Presidenten e BERZh-it për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Republikës së Kosovës


















