Lajmet

Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociatave për Kosovën

15.05.2026 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociatave për Kosovën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar që Bashkimi Evropian ta avancojë Kosovën në procesin e integrimit dhe të lëvizë drejt dhënies së statusit kandidat dhe hapjes së negociatave, duke thënë se Kosova nuk po kërkon “rrugë të shkurtra” por vetëm “proces meritor”.

Pas takimit me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, Kurti në një konferencë për media tha se Kosovës i duhet njohje nga Bashkimi Evropian për progresin e arritur në demokraci, ekonomi dhe sundim të ligjit.

Kurti tha se me komisioneren kanë ndarë progresin që ka bërë Kosova në vitet e fundit në avancimin e demokracisë, rritjes ekonomike dhe kapitujve të anëtarësimit.

“Me komisioneren kemi ndarë progresin që ka bërë Kosova në vitet e fundit në avancimin e demokracisë dhe të rritjes ekonomike si dhe në kapitujt e anëtarësimit. Në gjashtë vitet e fundit kemi avancuar me 22 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit, ndërkohë që këtë vit avancuam 15 pozita në indeksin e lirisë së mediave. Jemi të tretët në mesin e 15 shteteve të Evropës juglindore dhe të dytët në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor për avancim të sundimit të ligjit. Ekonomia jonë ka shënuar rritje vazhdimisht dhe është stabile në progres me ngritje prej 4% të Bruto Produktit Vendor”, tha ai.

Ai tha se institucionet janë duke punuar maksimalisht për të minimizuar ndikimin e bllokadave në Kuvend ndaj reformave.

“Ndajmë vlerat e përbashkëta me Bashkimi Evropian dhe jemi plotësisht të rreshtuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Megjithëkëtë, mungesa e Kuvendit funksional gjatë vitit që shkoi por edhe tani ka bërë që disa reforma të vonohen e tashmë po rrezikohen edhe afatet kohore. Jemi duke punuar maksimalisht për të minimizuar ndikimin në reforma që po shkakton bllokada në Kuvend”, tha ai.

Ai tha se Kosova po punon me shtetet anëtare, por kërkohet që edhe institucionet e Bashkimit Evropian ta shtyjnë përpara unitetin për Kosovën.

Kurti deklaroi se zgjerimi mbetet mjeti më i suksesshëm i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian dhe se vakumi i krijuar nga mungesa e avancimit po tentohet të mbushet nga “akterë dashakeq” që, sipas tij, minojnë vlerat e BE-së dhe rrezikojnë sigurinë e përbashkët.

“Kemi ngritur edhe çështjen e statusit kandidat dhe të hapjes së negociatave. Janë bërë mbi 40 muaj që kur kemi aplikuar dhe momenti i ripërtërirë i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet të reflektojë me avancimin e merituar të Kosovës. Mbështetja publike për Bashkimin Evropian për anëtarësim në BE qëndron vazhdimisht rreth 90% në vendin tonë dhe është ndër më të lartat nga të gjitha vendet kandidate. Jemi të vetëdijshëm për sfidat që ekzistojnë por kërkohet unitet në angazhim. Gjetja e unitetit brenda Bashkimit Evropian për të marrë vendime karshi Kosovës është detyrë e përbashkët”, tha ai.

“Sigurisht që ne po punojmë me shtetet anëtare por kërkohet që edhe institucionet e Bashkimit Evropian ta shtyjnë këtë unitet përpara. Zgjerimi është mjeti më i suksesshëm i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Vakumi që lë Bashkimi Evropian po synohet që të mbushet nga akterë të tjerë dashakeq, të cilët i minojnë vlerat e Bashkimit Evropian dhe rrezikojnë sigurinë tonë të përbashkët, prandaj është përgjegjësi e të gjithë neve që Kosova të avancojë në procesin e integrimit”, tha ai.

“Kemi bërë progres në shtyllat themelore dhe kjo jemi të bindur që meriton njohje nga Bashkimi Evropian në kontekst të zgjerimit. Nuk po kërkojmë as rrugë të shkurtra, as dyer të pasme, vetëm proces meritor”, tha ai./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit