Kurti kërkon lirimin e personit që e gjuajti me vezë

E publikuar: 19/02/2016 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se si Opozitë janë të vendosur që të mos lejojnë, siç ka thënë ai “ringjalljen e Zajednicës”.
“Populli, opozita, intelektualët,… e kanë dhënë fjalën e tyre. Zajednica ka vdekur, ajo nuk duhet të ringjallet”, ka thënë Kurti.

Kurti gjithashtu i ka bërë thirrje policisë që ta lirojë personin i cili e kishte gjuajtur atë me vezë, duke i bërë thirrje personit në fjalë që ti bashkohet opozitës në protestën kundër “Zajednicës”. /Telegrafi/