Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka numëruar të arriturat e qeverisjes së tij.
Ai thotë se qeveria Kurti ia ka thyer rekordin vetes për të arritura, duke numëruar këtu edhe 40 mijë të punësuar.
“Kemi premtuar që do të zhvillojmë politika cilësore. Dukuritë negative që janë evidentuar dhe ndaluar në të gjithë kabinetin qeveritar. Janë ndalur ndërhyrjet politike në proceset e emërimeve. Janë ngrirë mbi 3 milionë euro në kuadër të hetimeve për financim të paligjishëm dhe shpëlarje të parave. Kemi arritur më shumë suksese se çdo qeveri përpara. Një vit e gjysmë rritje dhe anti korrupsion. Qeverisje social demokrate. Kemi ulur borxhin publik kundrejt bruto-produkteve për 27 për qind”.
“Kemi ofruar mbi 750 milionë euro mbështetje për qytetarët dhe bizneset. Kemi rritje ekonomike historike në vendin tonë me 10.7 për qind në vitin që shkoi. Kemi rritje enorme të të hyrave buxhetore në vitin 2021 me trend të ngjashëm për rritje në vitin 2022. Viti 2021 me të arritura i suksesshëm e në vitin 2022 jemi duke thyer rekordet e vetes”, thotë ai.