Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ngritur kallëzim penal ndaj Policisë së Kosovës për mënyrën si është arrestuar javën e kaluar, ka mësuar KTV-ja.
Ai personalisht e ka dorëzuar kallëzimin në zyrat e Prokurorisë së Shtetit, sot pasdite.
Kurti është arrestuar javën e kaluar nga Policia e Kosovës në hyrje të Prishtinës për tu intervistuar për hedhjen e gazit lotsjellës në seancën e 8 tetorit, transmeton Koha.net.
Një ftesë për t’u paraqitur në Prokurori për intervistim e ka tashmë për nesër.

















