Kryeministri Albin Kurti, tha se është kryeministri i parë në Kosovë që nuk ka as një të punësuar me mbiemër të tij në institucionet publike.
Ai duke u përgjigjur në pyetjen për reformat në Televizionin Publik dhe përzgjedhjen e drejtorit të RTK-së tha se ai nuk ka pasur dhe nuk ka gatishmëri të shohë se kush zgjidhte në këtë institucion.
Këto komente i bëri në në konferencën “Siguria kibernetike: A është dezinformimi kërcënimi i radhës? organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), raporton Ekonomia Online
“Unë nuk kam pasur dhe nuk kam gatishmëri të shohë se kush zgjidhte në RTK. Në vitet e kaluar ka pasur shpërpushje midis buxhetit edhe programit. Programet kulturore dhe edukative ku nuk mund të presësh ne televizionet private ato e kanë vendin ne televizionin publik”.
“Ka nevojë për reforma ato duhet ti bëjë bordi dhe menaxhmenti atje. As një anëtar e aktivist nuk e preferoj të marrë ndonjë detyrë, mbase jam kryeministrin parë i cili nuk ka asnjë me mbiemër të tij të punësuar në institucione”.
“As vëllezërit e mi, as prindërit e mi nuk kanë shkelur në pragun e Qeverisë. Besoj që kur ti bënë kritikat që është punësuar edhe dikush i VV duhet të më lavdëroni edhe kur të punësoj dikush i opozitës”, tha ai.