Kryeministri Kurti, nga sot i vetëquajtur “i majtë”, në emër të “krizës”, e cila në fakt është krizë e KEDS-it, e një kompanie private, jo e jona, ka vendosë me ia mbulu profitin dhëndrit të Erdoganit që është pronar i saj me pare publike.
Kaq e thjeshtë: me pare t’mija dhe t’jujat ruhet profiti i atyne që e kanë “privatizu egër” siç ka qef me thonë Kryeministri kryesisht gjatë zgjedhjeve.
E drejtësia dhe “hajnat në burg” që na i pate premtu Kryeministër?
Mujte me e kthy kompaninë në pronësi publike, ky ishte rasti. Mujte me zbatu drejtësinë edhe me korrektu faljen e 26 milionëve të 2012/2013.
Kështu kish me vepru nji kryeministër i majtë, e jo me masa neoliberale siç e bone sot.
Me këtë rast fjalën i/e majtë ju ftoj me hek nga vokabulari ju në Vetëvendosje.