Ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.
Në lidhje me vdekjen e Albright ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili e përshkroi atë si mike të Kosovës dhe partnere me shtet që ndoqën paqën, lirinë dhe demokracinë.
“Me pikëllim dëgjova për vdekjen e Madeline Albright, një grua e shquar me moral të pakompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë. Do të na mungosh, zonja sekretare”, ka shkruar Kurti në rrjetin social, Twitter.
















