Kurti i nënshtrohet pak Presidentit Thaçi

E publikuar: 13/02/2020 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kishte thënë që do ta shqyrtojë mundësinë për ta shkarkuar, kishte thënë që Thaçi është koka e krimit, por sot e ftoi në konsultime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të letrës zyrtare ka ftuar sot në takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, raporton Gazeta Express.

Kjo sipas letrës që ka nisur Kurti për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë.

Ai ka kërkuar nga Thaçi që të shihen sot, derisa ia ka lënë disa orare kur mund të takohen.

“Politika e Jashtme është ajo që do të duhej të na bashkojë. Prezantimi sa më i denjë i Republikës sonë e tejkalon secilin prej nesh. Le ta japim tere kapacitetin tone intelektual e patriotik ne prezantimet e takimet qe do t’i bëjmë. Ju ftoj për sot në orën 12:00, 16:00 ose 17:30 apo edhe ne mbrëmje që  te takohemi e te dakordohemi se bashku për temat e për qëndrimet tona”, ka shkruar Kurti./GazetaExpress/