Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka falënderuar punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve e shtetit, të cilët theksoi se po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm.
Ai tha se po bëhet një punë profesionale dhe e jashtëzakonshme orë pas ore.
“Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve tona të shtetit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm. Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit I falënderoj punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, për zellin dhe profesionalizmin që po shfaqin orë pas ore”, tha ai.