Kurti: I dhamë lamtumirën e fundit një personi që ka bërë shumë për popullin tonë

E publikuar: 27/04/2022 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i pranishëm sot në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

Kurti përmes një postimi në twitter, tha se i dhanë lamtumirën e fundit personit që ka bërë shumë për kosovarët.

“Së bashku me presidenten Vjosa Osmani, mora pjesë në funeralin e Madeleine Albright në Katedralen Kombëtare në Uashington DC. I dhamë lamtumirën e fundit një personi që ka bërë shumë për popullin tonë, për lirinë tonë dhe për paqen”, ka shkruar Kurti në twitter.