Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në 25-vjetorin e çlirimit të vendit, nevojiten botime akademike për gjithçka ka ndodhur në luftën e fundit.
Në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe Çlirimit të Kosovës me temën: “Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare”, Kurti ka uruar që Kosova të jetë gjithmonë e lirë.
“35 vjet më parë në mes te muajit qershor të vitit 1999, populli i Kosovës po i përjetonte ditët e fundit të luftës dhe ditët para të lirisë. Akademitë përkujtimore deri tani më shumë kanë qenë faktografike se shkencore. Është koha që studimet e shkrimet tona të shkojnë të bëhet me akademikë. Gjatë javës që po e shënojmë 25-vjetorin e çlirimit po e nisim me një konferencë. Ne si shoqëri dhe shtet kemi nevojë për narracione të vërteta botime akademike për gjithçka ka ndodhur në luftë. Duke iu uruar mbarësi në këtë konferencë urime 25 vjetori i çlirimit, e paçim Kosovën gjithmonë të lirë”, u shpreh Kurti./eo