Kurti hesht ndaj pyetjeve për rezervën shtetërore, largohet pa zë nga gjykata

E publikuar: 03/09/2025 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj Faton Klinakut për kanosje, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me rastin e rezervës shtetërore.

Ai, i shoqëruar nga truprojat, u largua nga gjykata pa dhënë asnjë koment.

“Kryeministër, a ki me dëshmu tash për rezervën shtetërore, masi erdhwt sefte”, ka pyetur gazetarja.