Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill ka shkruar dje me rastin e 24 vjetorit të fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë dhe regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë ky shkrim i diplomatit amerikan në të cilin shpreh ngushëllimet e tij për ata që humbën jetën si rezultat i bombardimeve të NATO-s dhe thotë se “E di që populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme”, ka marrë kritika të mëdha.
Në rrjetin social “twitter” shumica e kanë kritikuar për mungesë konteksti në shkrimin që ka bërë, e shumë të tjerë edhe për faktin që s’e ka përmendur fare Kosovën.
Ky reagim i diplomatit amerikan nuk kaluar pa i rënë në sy edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka pasur disa fërkime të mëhershme me ambasadorin Hill.
Në një organizim në Qeverinë e Kosovës për nder të fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, Kurti ka thënë se asnjë diplomati amerikan apo evropian në Prishtinë apo Beograd s’duhet të ndihet i turpshëm apo fajtor.
“Të dashur miq ndërkombëtar, askush nuk duhet të ndihet i turpshëm apo fajtorë në mesin e trupit diplomatik, qofshin amerikan apo evropian apo tjetër, as në Prishtinë e as në Beograd. Vuajtja njerëzore e Kosovës është e vërteta e Serbisë. 24 marsi është ditë e madhe çdo vit, andaj të gjithëve e secilit prej jush, gëzuar e kënaquni”, ka thënë Kurti të premten.
I’ve dedicated my life to diplomacy – to finding diplomatic solutions to seemingly intractable problems. In the course of my career, I’ve learned that sometimes diplomacy fails. When it does, the results can be tragic. (1/4)
— Ambassador Christopher R. Hill (@usambserbia) March 24, 2023