Kurti fton mërgatën t’i bashkohet protestës

E publikuar: 25/02/2016 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, në emisionin “Info – Box”, ka bërë thirrje që protestës gjithëpopullore, e cila sipas tij pritet të mbahet nesër në ora 10:00, t’i bashkohet edhe mërgata shqiptare.

Ai ka thënë se i fton mërgimtarët të vijnë në Kosovë, sepse “kemi nevojë për protestë të fuqishme”.

“I bëjë thirrje mërgatës tonë që t’i hipin avionëve dhe të vijnë në Kosovë, sepse remitancat e tyre shkojnë në blerje te mallave të importit, e më pastaj në buxhet të Kosovës, të cilin këta po e keqpërdorin. Mërgata jonë e ka vendin këtu në shesh”, ka theksuar Kurti. /Telegrafi/