Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në emisionin Opinion, duke komentuar gjuajtjen me vezë të Petrit Selimit, Zëvendësministër i Punëve të Jashtme, nga aktivistë të kësaj lëvizje, e ka justifikuar plotësisht sulmin, njofton Klan Kosova.
“Fotografia e Petrit Selimit me Daçiqin është perversitet”.
“Të fotografohesh me një kriminel si Daçiqi, me urdhërin e të cilit janë vrarë mijëra shqiptar, madje edhe fëmijë nën moshën shtatë vjeçare dhe poashtu kemi mijëra të zhdukur dhe të prekur – të dalësh në fotografi me të duke buzëqeshur është plotësisht e papranueshme”.