Albin Kurti EU
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sonte për në Mynih të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë. Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media të ZKM’së.
Në këtë konferencë do të bëhen diskutime për ta çuar përpara propozimin franko-gjerman, u bë e ditur nga Qeveria Gjermane për Gazetën Express.
“Duke pasur parasysh reagimet e fundit ndaj këtij propozimi, ne presim me padurim diskutimet në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut për ta çuar përpara këtë iniciativë”, ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë.
Në kuadër të kësaj konference, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë.
Konferenca e Sigurisë në Mynih nis sot më 17 shkurt dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt