Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se nuk do të çojë për votim taksën, pa pasur konsensus të plotë në mes të partnerëve në qeveri.
“Pa bërë konsensus me qeverinë nuk e qes në votim taksën”, ka bërë të ditur sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para mediave.
Lidhur me deklaratat e senatorit amerikan David Perdue, se nëse Kosova nuk e heq taksën, SHBA-të duhet ta konsiderojnë largimin e trupave të tyre, Kurti tha se nuk beson se do të ketë antagonizma mes SHBA-së dhe Republikës së Kosovës,transmeton Lajmi.net.
Përpos kësaj, gjatë një bisedimi me gazetarë Kurti tha se njëherë për njëherë nuk mund të implementohet plani i tij për heqjen e tarifës për shkak se ai e do një konsensus brenda qeverisë në mënyrë që kur të votohet ky vendim në Kuvend të marrë mbështetje unanime.
Sa i përket takimit me emisarët e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron – Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne – Kurti deklaroi se ky ka qenë takim i frytshëm. Ai tha se liberalizimi do të ndodhë para Samitit të Zagrebit.