Kryeministri Albin Kurti i ka shprehur falënderime deputetit laburist në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alex Sobel, për fjalimin e tij në mbështetje të Kosovës që e pati ditë më parë.
Kurti ka shkruar se Britania e Madhe ka qenë gjithmonë një aleat i vendosur i Kosovës.
“Faleminderit shumë deputetit laburist Alex Sobel që foli për situatën në Kosovë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar. Britania e Madhe ka qenë gjithmonë një mbështetës dhe aleat i vendosur i vendit tonë”, ka shkruar Kurti.
Teksa Sobel veç të tjerash në fjalim kishte folur për atë se çka mund të bëjë Britania e Madhe për ta ndihmuar Kosovën. Po ashtu kishte potencuar se situata në Kosovë po përkeqësohet për shkak të pranisë malinje të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.
“Kosova është një vend i ri, ku Britania e Madhe luajti një rol të madh në ndalimin e gjenocidit 20 vjet më parë, situata po përkeqësohet sërish me praninë malinje të Rusisë duke nxitur tensionet në rajon”, kishte shkruar Sobel.