Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Stanojeviq, si zëvendësministër për Ekonomi, si dhe Lazar Raduloviq, zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës, njofton Zyra e Kryeministrisë.
Me këtë rast, Kurti i uroi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.
Në takim ishin të pranishëm edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.