Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Enver Dugollin në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, emërimi është bërë nga kryeministri në detyrë, i cili njëherësh e ka uruar Dugollin për detyrën e re.
“Kryeministri Kurti e uroi z. Dugolli për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.




























