Kurti emëron edhe një zëvendësministër

E publikuar: 14/04/2021 18:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar sot Bardhyl Dobrën, zëvendësministër të Punëve të Brendshme.

Bardhyl Dobra është në përfundim të doktoraturës, pranë Universitetit Gent në Belgjikë me temë “Administrata publike në shtete post-konflikt: rasti i Kosovës”, njofton Klan Kosova.

I lindur më​ 17 shkurt 1986 në Drenas, përveç gjuhës shqipe, Bardhyli flet edhe gjuhën frënge dhe atë angleze.