Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar znj.Ardita Sinani, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
”Ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj znj.Sinani”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton klankosova.tv.
Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës, thuhet mes tjerash.
Gazetari i Klankosova.tv, Liridon Zeqiri, më 2021-ën pati realizuar një intervistë me Ardita Sinanin, asokohe kryetare e Komunës së Preshevës.
Ajo pati deklaruar mes tjerash se është tejet pozitive që Albin Kurti kishte përmendur në Bruksel çështjen e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, dhe sipas saj Lugina duhej të mos instrumentalizohej nga kryeqendrat.