Kurti: Emërimi i bordit të ri drejtues të Telekomit, ndër vendimet më të rëndësishme të mbledhjes së sotme

21.04.2021 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti: Emërimi i bordit të ri drejtues të Telekomit, ndër vendimet më të rëndësishme të mbledhjes së sotme

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka reaguar pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka thënë se në mbledhjen e tetë të qeverisë, morën vendim për pakon e re financiare prej afro 20 milionë eurosh, ndërsa vendimin për bordin e ri drejtues të “Telekomit të Kosovës” e cilëson si një prej më të rëndësishmëve.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

Sot mbajtëm mbledhjen e tetë të Qeverisë, e cila kishte 12 pika të rendit të ditës.

Ndër vendimeve më të rëndësishme që morëm ishte emërimi i Bordit të ri Drejtues të Telekomit të Kosovës. Ne besojmë që kjo ndërmarrje ka potencial për t’u zhvilluar shumë përtej nivelit të saj aktual. Si Qeveri do t’ia ofrojmë bordit të ri përkrahjen që ta jetësojë këtë potencial, por njëkohësisht, si aksionar, do të përforcojmë monitorimin dhe llogaridhënien në këtë ndërmarrje.

Gjithashtu, kemi themeluar Grupin Punues ndërministror për bashkërendimin e punëve për zbatimin e marrëveshjes “Për Mobilitetin në Punë” e nënshkruar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje garanton se shtetasit e Shqipërisë lirshëm dhe pa pengesa burokratike do të mund të punojnë në Kosovë, e po ashtu se procedurat e leje qëndrimit për kategoritë e caktuara do të liberalizohen. Kosovarët tashmë gëzojnë këto të drejta në Shqipëri.
Përveç këtyre dy vendimeve, miratuam edhe një pako prej 20 milionë euro për mbështetje të qytetarëve, bizneseve, dhe atyre që janë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë. 8.5 milionë euro shtesë u ndanë për të siguruar se asnjë pension nuk mbetet nën 100 euro; 30% shtesë për familjet që marrin ndihmë sociale; 6 milionë euro janë ndarë për të mbështetur pagat e mijëra punëtorëve dhe për ta zbutur barrën e qirasë për sektorët që janë goditur nga pandemia; ndërsa, 5.2 milionë euro janë deleguar për të mbështetur personelin shëndetësor që çdo ditë përkujdesen për familjarët tanë të sëmurë, dhe për policët që duke ruajtur rendin e ligjin, na e ruajnë shëndetin.

Në fund, u miratua propozim vendimi për marrjen e autorizimit nga Presidentja e vendit, për lidhjen e marrëveshjes për financimin dhe zbatimin e projektit HERAS plus/ Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat Aplikative, ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaconit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim ADA. Projekti HERAS plus do ta mbështesë MASHTI-n, në politikat për arsim të lartë, hulumtim dhe inovacion, Agjencinë e Kosovës për Akreditim si dhe institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haziri për Kurtin: Nëse kundërshton politikën amerikane, nata të zë, por dita nuk të çelë

Haziri për Kurtin: Nëse kundërshton politikën amerikane, nata të zë, por dita nuk të çelë

Plagoset një person në Klinë, arrestohet i dyshuari

Plagoset një person në Klinë, arrestohet i dyshuari

Molliqaj dhe Gashi përplasen për Astrit Deharin: O rrenc, e kam vizituar me gruan dhe prindërit e tij

Molliqaj dhe Gashi përplasen për Astrit Deharin: O rrenc, e kam vizituar me gruan dhe prindërit e tij

Të shtëna me armë në Klinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë në Klinë, dyshohet për të plagosur

Ferdonije Qerkezi mirëpret dialogun për të pagjeturit: Pa bisedime asgjë nuk mund të bëhet

Ferdonije Qerkezi mirëpret dialogun për të pagjeturit: Pa bisedime asgjë nuk mund të bëhet

Molliqaj: Kosnett po ia çelë derën Kurtit drejt Asociacionit

Molliqaj: Kosnett po ia çelë derën Kurtit drejt Asociacionit

Vuçiq kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Vuçiq kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Mustafa: Çështjen e Kosovës nuk e zgjidhin as katër apo 400 propozime të Kurtit, pa SHBA-të është askushi në dialog

Mustafa: Çështjen e Kosovës nuk e zgjidhin as katër apo 400 propozime të Kurtit, pa SHBA-të është askushi në dialog

​Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

​Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Biden: Putin do t’i përmbahet paralajmërimeve, gjëja e fundit që ai do tani është një Luftë e Ftohtë

Biden: Putin do t’i përmbahet paralajmërimeve, gjëja e fundit që ai do tani është një Luftë e Ftohtë

Hoxhaj: Takimi Kurti-Vuçiq dështim i madh, performancë elektorale e stilit populist

Hoxhaj: Takimi Kurti-Vuçiq dështim i madh, performancë elektorale e stilit populist

20-vjeçari hyri në test për patent-shofer në emër të dikujt tjetër, arrestohet nga policia

20-vjeçari hyri në test për patent-shofer në emër të dikujt tjetër, arrestohet nga policia

Manaj: Qeveria nuk ka emëruar ende një kryesues të Komisionit për personat e zhdukur

Manaj: Qeveria nuk ka emëruar ende një kryesues të Komisionit për personat e zhdukur

Finalizohet manuali, dasmat do të lejohen deri në ora 23:00

Finalizohet manuali, dasmat do të lejohen deri në ora 23:00

Arrestohen dy persona të dyshuar për falsifikim të parasë – konfiskohen 100 mijë euro

Arrestohen dy persona të dyshuar për falsifikim të parasë – konfiskohen 100 mijë euro

Vetura godet një çikliste në Prishtinë

Vetura godet një çikliste në Prishtinë