Në orën 12:00 pritet të mbahet takimi i kryeministrit, Avdullah Hoti me disa prej liderëve politikë në Kosovë.
KosovaPress mëson se dy liderët opozitarë, Albin Kurti i LVV-së dhe Kadri Veseli i PDK-së edhe këtë herë nuk i janë përgjigjur ftesës së kryeministrit Hoti.
Ky i fundit e ka thirrur “forumin e liderëve”, siç ka thënë për t’i informuar rreth rifillimit të dialogut me Serbinë dhe hapave të mëtejmë.