Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mirëpriti komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutas.
Zyra e Kryeministrit njofton se bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR dhe situata e sigurisë në vend ishin temat e diskutimit.
“Në takim u vlerësua se komunikimi dhe takimet e rregullta janë në shërbim të bashkërendimit sa më të mirë ndërmjet institucioneve të sigurisë.”.
Kryeministri e falënderoi komandantin Ulutas për bashkëpunimin e mirë, për rolin dhe kontributin e tij dhe të KFOR-it për sigurinë dhe paqen.
Gjatë ditës edhe presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, me të cilin poashtu diskutoi për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë.