Kurti e shkarkon zv/ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në veri

E publikuar: 23/05/2025 16:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka liruar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

Ky vendim vjen pas deklarimeve të tij se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke apostrofuar me emër Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me veprime të tyre kanë nxitur trazira në veri të vendit.

“Deklarimet e z. Vokrri nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha ZKM.