Pas përfundimit të seancës së përbashkët te Kuvendeve të Shqipërisë dhe të Kosovës, kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama kanë mbërritur në Qeveri për një takim të përbashkët.
Takimi i tyre mbahet pas mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, më herët në Kuvendin e Kosovës.
Siç është bërë e ditur në takim është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Në këtë seancë Kurti e Rama mbajtën fjalime, por me thumba e kishte Rama kundrejt Kurtit rreth çështjes së raporteve me aleatët.
Po ashtu, dy kryeministrat shkëmbyen edhe një letër me mesazhe derisa në foltore po mbaheshin fjalimet.
LEXO EDHE:
Pas seancës me thumba e mesazheve me letra, Kurti e pret Ramën në zyrë
Takim sa për “adet”, Kurti e Rama rrinë vetëm pesë minuta bashkë në zyrë pas seancës së Kuvendit